Edhe këtë vit përsa i përket veshjeve të plazhit mund t’i gjejmë të modeleve nga më të ndryshmet, por ama është një model më i preferuar nga të gjithë, dhe bëhet fjalë për bikini me bel të lartë.
Këtë verë ky model vjen në forma të ndryshme, me dantellë, me shumë ngjyra, me stampime me lule dhe motivet animalier. Këto janë në listën e më të shiturave për 2019-tën që rikthejnë dhe nostalgjinë e viteve ’50. Shihni galerinë e fotove për të zgjedhur modelin tuaj.