Vitet e fundit janë propozuar dieta nga më të ndryshme kundër obezitetit, por që nuk janë provuar shkencërisht për efikasitetin e tyre, ashtu si në rastin e “dietave të mrekullive”. Këto regjime ushqimore më shumë se sa tju ndiihmojnë rrezikojnë shëndetin tuaj.
A ju thotë gjë dieta e ananasit, e peshkut tonë apo ajo proteinike? Sigurisht që i njihni për humbjen në peshë falë dhe shprehjes së famshme “dietat e mrekullive”.
Por nëse zgjidhni një dietë duhet të merrni parasysh faktorët e riskut”
Humbja e flokëve
Tregon mungesën aktuale të vitaminës B8 apo biotinës. Rënia e flokëve të bardhë, lëkurë e skuqur, thonj të dobët, apo dhimbje muskulore janë shenja të mungesës së kësaj vitamine.
Mungesë energjie
Mungesa e vitaminës C dhe ato të grupit B prodhon një stres të tepruar në organizëm që shkakton lodhje, të shoqëruar me apati dhe përgjumje.
Zvogëlim i zonës me flokë në kokë
Ky mund të jetë një sinjal i mungesës së acideve yndyrore, që njësoj si Omega 3 janë një lubrifikant natyral për trupin.
Aftë dhe ulçer të gojës
Prania e aftëve dhe pllakave në gojë mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës B12. Në këto raste duhet të konsumoni mish të dobët, si pulë apo gjel, mish të kuq dhe vezë.
Nervozizëm/ndjesi shpimi në duar dhe këmbë
Kjo tregon mungesën e vitaminave të grupit B, si për shembull acidi folik (B9), B6 dhe B12, që shkaktojnë probleme me nervat periferike, që përveçse shkaktojnë probleme në nervat periferike, shkaktojnë ankth, depresion dhe çekuilibër hormonal.
Por si duhet të jetë një dietë e ekuilibruar?
Kryesorja është që humbja e peshës duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe të moderuar. Dhe për këtë duhet të shmangni deficitin ushqimor, dhe do të jetë e nevojshme të merni 20-25 kalori për kg për peshën reale.
Raporti i ekuilibruar i të gjithë ushqyesve është thelbësor për një dobësim të shëndetshëm.
40-50% si minimum të karbohidrateve të përditshme është thelbësore për një funksionim korrekt të sistemit nervor, trurit dhe nerave, te zemrës dhe qelizave të gjakut.
20-30% e kalorive totale të dietës duhet të furnizohet nga proteinat. Ushqimet më të pasura me proteina janë mishi, peshku, veza, djathi i stazhionuar dhe arrat.
30-35 % duhet të jenë yndyrna që evitohen sipas dietave të rrezikshme por që janë shumë të rëndësishme.
Pra, si përfundim, është më mirë të humbni peshë gradualisht dhe në mënyrë progresive me efekt të gjatë, se sa të bini shpejt në peshë dhe të rrezikoni shëndetin.