Pranvera erdhi zyrtarisht: në orën 22.58 me orën tonë, sot më 20 mars, do të jetë ekuinoksi. Por ndoshta ajo që jo të gjithë e dinë është se pse pranvera nuk vjen si zakonisht më 21 mars? Dhe nuk është e re për këtë vit, pasi ka ndodhur në 2007 dhe tani nuk do të ndodhë më deri në vitin 2102.
Arsyeja është rrotullimi tokësor dhe sistemi i kalendarit gregorian, i futur nga Gregori XIII në 1582, si korrigjim i kalendarit julian. Data që lidhet me ekuinoksin pranveror është 21 marsi, dhe u vendos nga Këshilli i Nicës i 325 për të llogaritur Pashkët e krishtera dhe nga nisi dhe sistemimi i fundit i kalendarit gregorian që ne përdorim edhe sot.
Por ky sistem megjithatë nuk është perfekt: kalendari jonë e ndan vitin në 365 ditë, pra rreth ¼ e rrotullimit që përmbush Toka ndaj vetes gjatë revolucionit tërësor përreth diellit. Por ky revolucion zgjatë 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 49 sekonda.
Për këtë zgjidhje janë vitet e brishta. Të gjithë e dimë që çdo katër vjet, vitit i shtohet një ditë, pra 29 shkurti. Por ama rregulli është më kompleks:
- Çdo 4 vjet duhet të shtojmë një ditë, pra vitet e brishta
- Por çdo 100 vite duhet hequr një ditë, pra 2100 nuk do të jetë viti i brishtë
- Për më tepër, çdo 400 vite duhet të rishtojmë një ditë: prandaj viti 2000 ishte viti brishtë.
Pra e thënë në mënyrë tjetër, vite të brishta janë
• Vitet joshekullore ku numri është i pjestueshëm me 4.
• Vitet shekullore ku numri është i pjestueshëm me 400.
Vonesa e mbledhur çdo vit bën që momenti i ekuinoksit të jetë në një orar të ndryshëm krahasuar ne vitin e mëparshëm dhe mund të jetë në një nga ditët mes 19 dhe 21 marsit.