TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023

Fenomeni Luiz kalon kufijtë e Shqipërisë, ja për çfarë bëhet fjalë

23:29 / February 2, 2023

Berisha: Në zgjedhje shkojmë me logon e PD. Futemi pa Partinë e Lirisë

23:21 / February 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Drama familjare e Griseldës, jetonte me qira vetëm me vëllain…

11:45 / December 28, 20184 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Griselda Gjikola, vajza që mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, prej disa kohësh jetonte vetëm me të vëllain 15-vjeçar, në një banesë me qira pranë Spitalit të Traumës në Laprakë. 

Ndonëse në një moshë të mitur, ajo kishte preferuar të vazhdonte shkollën e mesme në kryeqytet, pas problemeve të vazhdueshme familjare që çuan në divorc prindërit e saj. Adoleshentja vazhdonte studimet në gjimnazin “Aleks Buda” në Laprakë, pranë zonës ku banonte.

Të afërm e persona që e njohin, treguan se e ëma e Griseldës ishte larguar drejt Italisë, ku vazhdonte të jetonte. Ndërsa i ati kishte qëndruar në fshatin Kurbnesh në Mirditës, atje ku viktima kishte jetuar më parë.

Drama familjare, problemet sociale, por edhe jetesa vetëm në një moshë fare të vogël, pa pasur afër të paktën nënën, duket se kishin ndikuar mjaftueshëm te 17- vjeçarja, që kishte preferuar të shkëputej nga jeta në fshat e të zhvendosej në Tiranë. Ajo duket se kishte një lidhje mjaft të fortë me të vëllain, i cili nuk nguronte të shprehte hapur edhe në rrjetet sociale marrëdhënien e ngushtë me të motrën dhe herë pas here postonte fotografi me të.

MESAZHET

Vëllai 15-vjeçar i Griseldës, që u vra të mërkurën në Tiranë, i ka dedikuar asaj një mesazh mjaft të ndjerë në profilin e tij në “Instagram”. Sipër një fotoje ku kanë dalë bashkë, vëllai i adoleshentes shkruan se sa do i mungojë dhe sa do e vuajë mungesën e saj. “Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani më le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalëngadalë. Ishe botë më vete për mua dhe do më mbetesh plagë në zemër përjetë. U prehsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të dua pafundësisht”, shkruan vëllai i 17-vjeçares në “Instagram”. Ndërsa shumë miq e të afërm e kanë ngushëlluar 15-vjeçarin, duke i kërkuar të mbahet i fortë pas kësaj humbjeje kaq të madhe.

VARRIMI

Paraditen e djeshme, babai i 17-vjeçares ka mbërritur në Tiranë, ku ka tërhequr nga morgu trupin e së bijës. Burime pranë familjes Gjikola thanë se edhe e ëma e viktimës është nisur nga Italia për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, që do të zhvillohet në fshatin Kurbnesh të Mirditës.

Për ngjarjen ka reaguar edhe dom Gjergj Meta, i cili ka pasur një kritikë drejtuar portaleve.

“Tragjedia e vajzës së vrarë na ka prekur të gjithëve. Vetëm 17 vjeç dhe me shumë dëshirë për të jetuar si të gjitha bashkëmoshataret e saj. Informacioni është një e drejtë, por… mos ia vdisni nënën se e ka gjallë e as të atin mos e bëni me faj, duke gënjyer se është larguar. Janë një familje normale e Shqipërisë dhe Mirditës sonë, që janë larguar nga Kurbneshi për një jetë më të mirë në Tiranë, ashtu si mijëra familje që nuk shohin një të ardhme aty. Iliri dhe Drita janë prindërit e vajzës së vrarë dhe janë bashkë. Verifikoni përpara se të shkruani të dashur gazetarë. Mos vrisni dy herë. Respektoni familjen dhe dhimbjen e tyre. Mos ushqeni thashethemin e kureshtarëve epshorë vetëm për pak klikime, duke thënë gjëra të pavërteta”, shkuan dom Gjergj Meta.

Kush është Erion Benga

Erion Benga nuk është një emër i panjohur për policinë pasi 23-vjeçari është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg në 2016, pas shantazhit që i ka bërë një vajze 21 vjeçare dy vite më parë, teksa i kishte kërkuar t’i jepte 2 mijë euro, për të mos i publikuar fotot intime.

Erion Benga lëvizte me një makinë Mercedez Benz dhe jetonte në zonën e Laprakës në kryeqytet. /Panorama

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.