Mësuesi Ndue Leka ndodhet i izoluar nga dëbora prej 5 ditësh në Dukagjin. Leka është i vetëm në një banesë në Bushalë, pa ushqim dhe pa energji elektrike. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Leka thotë se ndodhet pa ushqim dhe pa energji elektrike.
“Ka rënë 1 metër borë, po pres të shoh çdo bëhet. Jam në një banesë i vetëm në Bushalë. Jam i sëmurë nga mushkëritë dhe nuk eci dot. Ushqimin unë e marr për 5 ditë por sot është e shtunë. Të iki deri tek lumi bëj 6 orë me këtë borë me këmbë. Kërkoj që kur të kalojë helikopteri të marrë mësuesit e tjerë tek Bregu i Lumit, të vijë të më marrë edhe mua. Jam në mëshirë të fatit, kërkoj ndihmë. ”-ka thënë Leka.