Esmaraldi është një djalë 40-vjeçai i cili kishte ardhur në ‘Dua të të bëj të lumtur’, së bashku me bashkëshorten e tij Natashën.
Vite më parë ai kishte mësuar se nuk ishte fëmija biologjik i prindërve që e kanë rritur. Ata në të vërtetë ishin prindërit që e morën nga jetimorja ku e kishte lënë nëna e tij biologjike.
Sot Esmeraldi pas 41 vitesh kërkon në ‘Dua të të bëj të lumtur’ nënën e tij biologjike.
Zonja Lulë thotë se ka të drejtë por ka qenë e detyruar ta lë në jetimore. Ajo thotë se ishin kushtet që duhet ta linte, djalin në jetimore pasi nuk e përkrahtë askush. Babai i Esmeraldit ishte mysliman, Lula e krishterë dhe për këtë fakt kanë qenë gjyshërit e Esmeraldit që nuk e kanë lejuar martesën e tyre.
Ata dashuroheshin, por nga ajo kohë nuk ka kontaktuar më kurrë me babain e Esmeraldit. Por mes të gjitha këtyre paragjykimeve zonja vendosi të përqafoj dhe ti kërkoj falje birit të saj, të cilin e kishte braktisur në jetimore.