E quanin “Mr. Untouchable” (Z. I paprekshmi) dhe një kopertinë ikonë e Time e futi në histori si bosi i paprekshëm i drogës në Nju Jorkun e viteve ’70.
Dhe tani merret vesh se Nicky Barnes ka ndërruar jetë. Në fakt ka vdekur në 2012, kur ishte 78 vjeç, por vetëm tashmë u mor vesh si lajm.
Barnes jetonte prej 30 vitesh në fshehtësi, përmes një programi mbrojtës, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe ndihmoi në shpartallimin e një rrjeti shpërndarës të heroinës në Big Apple. Vetëm një javë para tij në moshën 88-vjeçare ndërroi jetë rivali i tij Frank Lucas, me të cilin prej vitesh pretendonin të kontrollin tregun e shpërndarjes së heroinës. Të dy kanë qenë protagonistë librash dhe filmash mjaft të suksesshëm.