Njerëzit në të gjithë botën do të shohin të premten spektaklin e “Hënës Rozë”.
Hëna e plot e prillit do të jetë e katërta për këtë vit. Por pavarësisht emrit, Hëna nuk do të bëhet vërtetë rozë.
Emri vjen nga “moss pink phlox” të cilat lulëzojnë herët në pranverë në SHBA dhe në Kanada. Ky fenomen ndodh kur hëna ndodhet në anën e kundërt të Tokës, që do të thotë se ajo ndriçohet plotësisht.
Në vendin tonë ajo mund të shihet rreth orës 14.00 .