TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

VIDEO / Mori vesh që i dashuri e tradhtonte, gruaja hakmerret në Ibiza

14:25 / May 21, 2022

Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën në Premier League

14:23 / May 21, 2022

Anthony Albanese fiton zgjedhjet federale të Australisë

14:16 / May 21, 2022

Kush janë 2 prej të arrestuarve të “spiunuar” nga Dumani që nuk kanë para për avokat

14:11 / May 21, 2022

U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, humb jetën e moshuara

13:56 / May 21, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Gruaja i kërkon divorcin. Deklarata e burrit do t’ju përlotë

14:45 / December 30, 20185 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Koha e fundvitit shpeshherë aktivizon peshoren që bën bilancet e jetës, çfarë kemi dhe çfarë na mungon. Ndonjëherë jemi të prirur të marrim shumë gjëra për të mirëqena kur në fakt asgjë nuk është e tillë. Mendojmë që është pjesë e natyrshme e jetës të kemi shëndet, të kemi një bashkëshort apo bashkëshorte, të kemi fëmijë, por në fakt nuk është gjithmonë ashtu. Nuredini dhe Malvina Lika kanë 5 vite të martuar dhe ende nuk kanë gëzuar një fëmijë. Pas vështirësive me të cilat i ka përballur jeta, të dy i ishin drejtuar rubrikës “Ka një mesazh për ty” të programit “E diela Shqiptare” në Tv Klan për të falenderuar njëri-tjetrin. I pari që hyri në studio dhe që rrëfeu historinë ishte Nuredini.

“Unë jam me origjinë nga Laçi, por që në moshën 13-vjeçare jetoj në Greqi. Në vitin 2013 kriza bëri të vetën dhe unë u ktheva në Shqipëri, isha 27 vjeç dhe beqar. Malvina për mua ishte dashuri me shikim të parë. Jemi njohur me rekomandim. U fejuam dhe pas një viti u martuam dhe qëndrova 2 vite në Shqipëri. Më pas vendosa të kthehem sërish në Greqi pa Malvinën. Në atë periudhë Malvina ishte shtatzënë. Pasi, qëndrova 3 muaj në Greqi mora lajmin se nusja humbi fëmijën. U mërzita, qava dhe për 20 ditë u ktheva në Shqipëri. Ishte moment shumë i vështirë për mua. Ika sërish në Greqi dhe pas një muaji erdhi dhe Malvina dhe prej 4 vitesh nuk jemi ndarë më. Shtatzënia e dytë e ishte në 2018-ën në Shkurt dhe u ndërpre përsëri. E përjetuam shumë keq të dy, por Malvina u mërzit shumë. Sot unë kam ardhur se asaj i ka hyrë në mendje diçka tjetër. Më thotë si ndihesh kur të pyesin a ke fëmijë. Më kërkoi divorcin sepse ndihet në siklet sepse nuk më ka bërë baba. Unë jam martuar me të, jo për fëmijë, kur ta shkruaj Zoti do kemi fëmijë. Ne duhemi të dy. I kam thënë që divorcin nuk do t’ia jap, do jem deri në vdekje me të. Sot kam ardhur që ti them që jo vetëm divorcin nuk do ia jap, por nga shtëpia ime nuk do të ikë kurrë. Dua ta falenderoj shumë edhe për sakrificën që ka bërë për familjen time”, tha Nuredini.

Pasi përfundoi, ndryshe nga rubrikat e tjera të “Ka një mesazh për ty” Ardit Gjebrea la Nuredinin duke dëgjuar historinë që do të rrëfente Malvina, e cila mendonte se ishte ajo që e kishte ftuar bashkëshortin. Ajo po ashtu tregoi historinë e dashurisë, humbjen e dy shtatzënive dhe se çfarë e çoi të kërkoj divorcin.

“Arsyeja se përse kam ardhur është se kam ftuar bashkëshortin tim, Nuredinin. Kam 6 vite që jam bashkë me të. Për fat të keq Zoti nuk ka dashur të na gëzojë me një fëmijë deri tani. Pas 6 muajsh martesë unë mbeta shtatzënë dhe nga gëzimi i tepërt Dini edhe nëse ishte në një kafene më merte dhe më thoshte: “Si është bebushi babit”. Por kjo lumturi nuk zgjati shumë. Në vizitën e radhës mjeku më thotë se shtatzënia është ndërprerë dhe duhet të abortoja. E përjetuam shumë keq. Dinin nuk e njoftova që ditën që abortova. Lajmin ia ka dhënë vjehrra. U mërzitëm shumë për muaj të tërë. Nuredini u kthye nga Greqia dhe me mori me vete. Pas 6 muajsh pasi isha larguar më vjen lajmi se babai im kishte ndërruar jetë, por nuk munda të vi për arsye dokumentash. Mamaja ime më tha: Kur nuk erdhe për babain, nëse vdes unë as për mua mos eja. Nuk dua të jesh e pranishme”.

Tani i kemi rregulluar marrëdhëniet. Humbjen e babait e përjetova keq dhe gati kalova në depresion. Ishte bashkëshorti im që u largua nga puna dhe për muaj të tërë ishte pranë meje. Ishte ai që më dha dorën të ngrihesha. Një vit më vonë mbes sërish shtatzënë, nuk e besoja. Mjekët janë të habitur me rastin tim. Unë e çoj shtatzëninë deri në javën e 12-të. Kemi qenë në disa klinika. Dinin sot e kam ftuar ta falenderoj për gjithçka që ka bërë për mua.  Para një muaji për arsye familjare u ktheva në Shqipëri dhe çdo ditë takoja njerëz që më thonin: “Çfarë po bëni… U bënë 5 vite dhe ju akoma nuk jeni bërë prindër. Dini ka moshën të ketë një fëmijë”.

Kalova në një moment që s’po duroja dot dhe i them Dinit  që nuk do të kthehem më në Greqi, kurdo që të kthehesh ne do të bëjmë ndarjen. Ia kërkova këtë sepse e përjetova shumë keq faktin që çdo ditë më pyesnin për këtë gjë. Dini ka shumë dëshirë të ketë një fëmijë”, tregoi Malvina.

Pasi, Malvina përfundoi dhe priste Nuredinin, drejtuesi i emisionit Ardi Gjebrea i tha se bashkëshorti i saj nuk kishte ardhur. E habitur, Malvina mbeti pa fjalë për disa çaste, derisa pas saj Nuredini hyri me një tufë me lule dhe e përqafoi.

Në fund ajo falenderoi bashkëshortin e saj dhe i shprehu publikisht dashurinë.

“Falemindërit për gjithça që ke bërë për mua. Në krahët e tua e kam ndjerë veten si princeshë dhe të dua më shumë se jetën time”,tha Malvina teksa shihte në sy bashkëshortin.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kush janë 2 prej të arrestuarve të “spiunuar” nga Dumani që nuk kanë para për avokat

14:11 / May 21, 2022

U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, humb jetën e moshuara

13:56 / May 21, 2022

“Gratë e vajzat kryevepër, burrat për t’mos t’i parë!”/ Rama leksione vlonjatëve

13:24 / May 21, 2022

Shtetrrethim më 25 maj? Nano: Tirana do të jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë

13:17 / May 21, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Kush janë 2 prej të arrestuarve të “spiunuar” nga Dumani që nuk kanë para për avokat

14:11 / May 21, 2022

U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, humb jetën e moshuara

13:56 / May 21, 2022

“Gratë e vajzat kryevepër, burrat për t’mos t’i parë!”/ Rama leksione vlonjatëve

13:24 / May 21, 2022

Shtetrrethim më 25 maj? Nano: Tirana do të jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë

13:17 / May 21, 2022
Te fundit

VIDEO / Mori vesh që i dashuri e tradhtonte, gruaja hakmerret në Ibiza

14:25 / May 21, 2022

Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën në Premier League

14:23 / May 21, 2022

Anthony Albanese fiton zgjedhjet federale të Australisë

14:16 / May 21, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.