TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Makina përplas për vdekje punëtorin në aksin Berat-Fier 

00:28 / June 29, 2022

Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare, mundësi me origjinë nga Çeçenia shpallet kampion

00:24 / June 29, 2022

3 shqiptarë së bashku me 2 grekë akuzohen për vrasjen e 84-vjeçares në Greqi

23:15 / June 28, 2022

Shqiptari vret turkun në Gjermani, autoritetet vendosen në kërkim të 31-vjeçarit

22:28 / June 28, 2022

Turqia dritë jeshile për Finlandën dhe Suedinë, reagon Yuri Kim: Putin donte të dobësonte NATO-n

22:04 / June 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pushtimi i Ukrainës

Ish-ushtari amerikan: Mos e nënvlerësoni fuqinë e Rusisë

18:14 / June 18, 20225 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

David Johnson, ish-veteran i shquar i ushtrisë amerikane, thotë se Rusia duket se është e vendosur për të çuar trupa në Ukrainë si “mish për topa”.

Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj më 24 shkurt dhe luftimet, aktualisht, janë të përqendruara në pjesën lindore të Ukrainës.

Johnson, tani studiues në Institutin RAND Corporation, i specializuar në strategji ushtarake, paralajmëron se trupat ruse “janë duke gjetur rrugën e tyre” për në rajonin lindor të Donbasit”, me “manovra të ngadalshme”, por “me fuqi masive të zjarrit”.

Sipas tij, kjo strategji e Rusisë ka bërë që artileria dhe armët tjera që dërgon Perëndimi për Kievin, të jenë edhe më jetike për mbrojtjen e Ukrainës.

Moska, vazhdimisht, ka kërcënuar se do t’i sulmojë rrugët e furnizimit të Kievit, nëse Perëndimi i dërgon disa lloje armësh që ajo i cilëson si “vija të kuqe”. Ato përfshijnë sistemin raketor MLRS, që mund të godasë qindra kilometra larg.

Johnson thotë se faza aktuale “është një pjesë shumë e vështirë e luftës”. Të dy kundërshtarët, sipas tij, “janë mjaft të barabartë”, nga “pikëpamja e kompetencës dhe pajisjeve”.

Planifikuesit rusë “llogarisin se do të shterojnë fuqinë dhe burimet e Ukrainës”, thotë Johnson në një intervistë për Shërbimin e Gjeorgjisë të Radios Evropa e Lirë.

Duke cituar një frazë të gjeneralit të famshëm prusian, Carl von Clausewitz, Johnson thotë: “Në luftërat e rraskapitjes, mos u lodhni i pari”.

Ai thotë se qasja më e mirë e aleatëve të Kievit është “ta mbajnë atë vazhdimisht të furnizuar me gjërat, me të cilat duhet të luftojë”, qofshin ato armë precize apo më shumë municione të modës së vjetër.

“Vrasësit më të mëdhenj në fushëbetejë nuk janë Javelins [sistemet britanike raketore] apo Switchblades [dronë shumë të lëvizshëm, të prodhuar nga SHBA-ja] dhe të gjitha ato gjëra të tjera – janë artileritë”, thotë Johnson.

Shifra të besueshme të viktimave është vështirë të sigurohen. Të dyja palët i klasifikojnë ato si sekrete shtetërore.

Pavarësisht “numrit të madh” të viktimave ruse, një zyrtar i lartë i mbrojtjes i SHBA-së, i cituar nga Zëri i Amerikës muajin e kaluar, ka thënë se pala ruse “ka ende një sasi të konsiderueshme të kapaciteteve”.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se së paku 30,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.
Johnson thotë se “ne nuk e kemi idenë se cilat janë humbjet reale të Ukrainës” dhe se vlerësimet e Ukrainës për viktimat e armikut “ndoshta janë të fryra”.

i, po ashtu, thotë se Kievi ka qenë efektiv në “kontrollimin e fushatës së informacionit”.

“Ajo që ne dimë për luftën, është ajo që na thonë ukrainasit”, thotë Johnson.
Që nga fillimi i pushtimit, zyrtarët rusë kanë miratuar ligje dhe politika që censurojnë publikun rus nga qasja në informacione – përveç në propagandën e Kremlinit.

Rusia nuk e konsideron luftë ose pushtim ndërhyrjen e saj në Ukrainë, por “operacion special ushtarak”.

Pavarësisht raporteve për numër të lartë të viktimave, moral të ulët dhe udhëheqje joefektive në mesin e ushtrisë ruse, Johnson, ish-komandant i një batalioni të artilerisë, thotë se ai “nuk do ta nënvlerësonte kurrë” ushtrinë ruse, edhe nëse “shpirti luftarak është një përbërës i madh i luftës”.

“Ky është i njëjti lloj ushtrie që [Rusia] ka pasur në Luftën e Dytë Botërore, e që ka mundur ushtrinë më të mirë në botë”, thotë Johnson, duke iu referuar fitores së Ushtrisë së Kuqe ndaj forcave naziste të Hitlerit.

Ai shton se presidenti rus, Vladimir Putin, në krye të një qeverie gjithnjë e më autoritare, ka së paku një përparësi në aspekt të shpërqendrimit të publikut apo të shpalljes së “fitoreve edhe të zbrazëta”, sepse “ai kontrollon mesazhin” që shumë rusë lejohen ta dëgjojnë.

“Kam përshtypjen se i vetmi person në botë që e di se cilat janë objektivat e rusëve, është Putini, dhe ai do të vendosë se si duket [fitorja]”, thotë Johnson.

“Unë nuk mendoj se ai do të thotë ndonjëherë se është duke humbur luftën. Unë mendoj se ai, në çdo rast, do të thotë se ka arritur atje ku ka dashur gjatë gjithë kohës”, thotë Johnson për Putinin.

“Kjo është gjëja më e mirë e të qenët autokrat: Ju vendosni se çfarë është suksesi”, shton ai.

Johnson thotë se perspektivat për paqe janë zbehur deri më tani nga brutaliteti i pushtuesve rusë.

“Nga këndvështrimi ukrainas, çdo gjë, përveç një propozimi maksimalist, është vërtet vështirë të merret në konsideratë, pas sakrificave që kanë pësuar dhe mizorive që kanë parë”, thotë Johnson.

“Nëse do të isha [presidenti ukrainas, Volodymyr] Zelensky, do të ishte e vështirë për mua të pajtohem në këtë pikë. Unë mendoj se ata [ukrainasit] do të fillojnë me këtë pikëpamje maksimaliste, për të rikthyer gjithçka që kanë pasur para kësaj lufte. Dhe, kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës, me diplomaci apo me zhvillime në fushën e betejës”, thotë Johnson.

Sipas tij, ekziston edhe mundësia që nëse konflikti zvarritet dhe bëhet “më pak spektakolar”, ai do të marrë më pak vëmendje perëndimore.

Ai paralajmëron edhe pasoja të tjera të luftës, si kriza në furnizimin me ushqime dhe karburante.

Megjithatë, Johnson citon një sondazh, që tregon mbështetje të madhe në mesin e amerikanëve për mbështetjen e NATO-s për Ukrainën.

“Ne [në Perëndim] jemi bërë më të përkushtuar ndaj suksesit të ukrainasve me kalimin e kohës, dhe rreziqet janë rritur”, thotë Johnson.

Ai, po ashtu, vlerëson liderët perëndimorë për mosangazhimin e trupave të NATO-s direkt në luftë dhe për refuzimin e kërkesës së Zelenskyt dhe të disa anëtarëve të NATO-s për vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

“Unë e admiroj udhëheqjen e NATO-s për atë që ka bërë, por edhe për faktin që ka thënë se kjo nuk do të jetë një luftë e tretë botërore”, thotë Johnson./Rel

David Johnson rusi ukraine
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pesë sfidat e Samitit të NATO-s në Madrid

11:12 / June 28, 2022

Sulmi me raketa në qendrën tregtare, Zelensky: Rusia është grupi më i madh terrorist në botë

08:50 / June 28, 2022

Shefi i spiunazhit ukrainas: Vladimir Putin do të vdesë pas 2 vitesh

18:08 / June 27, 2022

Rrëfimet e banorëve të qyteteve të rrënuara në Ukrainë: Njerëzit po vdesin nga mungesa e barnave

17:42 / June 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare, mundësi me origjinë nga Çeçenia shpallet kampion

00:24 / June 29, 2022

3 shqiptarë së bashku me 2 grekë akuzohen për vrasjen e 84-vjeçares në Greqi

23:15 / June 28, 2022

Kryemadhi i bashkohet protestës së Berishës më 7 korrik

22:00 / June 28, 2022

“Kam të deklaruara 100 mijë euro dhe…”/ Sali Berisha pyetet për pasurinë e tij dhe të familjes

21:50 / June 28, 2022
Te fundit

Makina përplas për vdekje punëtorin në aksin Berat-Fier 

00:28 / June 29, 2022

Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare, mundësi me origjinë nga Çeçenia shpallet kampion

00:24 / June 29, 2022

3 shqiptarë së bashku me 2 grekë akuzohen për vrasjen e 84-vjeçares në Greqi

23:15 / June 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.