Mesazhet në shishe po shfaqen gjithnjë e më rrallë teksa teknologjia digjitale bën të vetën. E megjithatë metodat e vjetra nuk harrohen kurrë. Ku i dihet, ndodh që një ditë ai mesazh të arrijë diku.
Kështu ka ndodhur me një shtetase italiane. Ajo ka qenë duke bërë shëtitje buzë detit, kur ka gjetur një shishe që në fakt nuk iu duk e zakonshme. Brenda saj kishte një letër që kishte datë 01.01.2017 e ku një grua shqiptare i lutej Zotit të bekonte familjen dhe të dashurit e zemrës.
Mesazhi në shishe ishte prekës, pasi gruaja i kërkonte Zotit ta bekonte me dhuratën më të bukur për një femër, një fëmijë.