Sinqeriteti ndonjëherë vlerësohet e ndonjëherë merret për dobësi, por në fakt është vlerë që vlerësohet gjithnjë e më tepër, Por ka disa shenja horosokopi që pretendojnë se janë të sinqertë, por në fakt është e kundërta. Nga këto shenja ka dhe prej tyre që mashtrojnë për të mos lënduar, siç është Peshorja. Por ka dhe nga ata që kanë dy fytyra. I zbulojmë se kush janë:

Binjakët

Janë “gënjeshtarët ekselentë” në zodiak që janë gjithnjë të gatshëm të gënjejnë. Premtimet që bëni me këtë shenjë nuk kanë asnjë vlerë, kështu që nuk mund të besoni gjithmonë atë gjë që thonë. Ata do ju tregojnë gjëra për të ditur më shumë nga ju, por do ju mashtrojnë.

Dashi

Për t’ju bindur me atë që po të tregojnë, njerëzit e kësaj shenje janë të gatshëm që të mendohen gjatë për të gjetur gënjeshtrën e duhur.

Akrepi

Nëse keni një mik/mikeshë akrep, duhuet ta dini se ka dy fytyra. Nëse ju mendoni ta ndihmoni, ta dëgjoni dhe të jeni pranë tyre sa herë kanë nevojë, mos kini dyshime nëse merrni vesh se ju shajnë pas krahëve duke folur keq për ju dhe duke ju kritikuar.

Peshorja

Kur kjo shenjë gënjen, e bën vetëm që të shmangë debatin dhe konfrontimin. Nëse bëni Pazar me të, është ai lloj personi që të thotë se cdo gjë është e mirë për ju, vetëm për të mos ju lënduar.

Shigjetari

Shigjetarët gënjejnë për atë që duan. Pëlqejnë të jenë në avantazh të cdo situate dhe arrijnë të përdorin paratë dhe influencën e të tjerëve duke gënjyer.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here