Ish bashkëshorti i prokurores Elisabeta Imerajt ka reaguar pas vendimit të sotëm të KPA per ta larguar nga sistemi i drejtësisë.
Lexo edhe: Shkarkohet nga detyra prokurorja Elisabeta Imeraj
Përmes një komenti në rrjete sociale, Agron Bajri i ka dalë në mbrojtje ish bashkëshortes së tij duke theksuar se largimi i saj është i qëllimshëm.
“Mua mu ba qejfi per 2-gjera to vogla ! Se pari 2-(dy) Olsianat deficitare tashme do rehatohen sepse ne fakt ajo Malokja nuk ju bindej kerkesave to tyre. Se dyti,me kete mesele fitojne territor dhe sundim edhe 2-dy super zonja të cilat janë kontribuese me vlera ne shoqerine e hapur gey& Lezbi. Ato jane Ina Sude Rama dhe Pranvera Alven Shehu (pustina).“-shkruan Bajri në facebook.

Kujtojmë se gjatë hetimeve për figurën e saj, ONM-ja ngriti gjithashtu dyshime të forta se divorci i prokurores nga bashkëshorti “ka qenë fiktiv, si një përpjekje për të distancuar veten nga veprimet e paligjshme të ish bashkëshortit e për ta shmangur këtë të fundit si objekt i kontrollit nga procesi i rivlerësimit. Kjo mënyrë sjelljeje, ngre pikëpyetje shumë serioze lidhur me standardet e saj etike dhe integritetin e saj moral. Si e tillë duhet konsideruar si një qëndrim joetik, i një niveli të tillë që kërcënon besimin publik në sistemin e drejtësisë”.
Elisabeta Imeraj ka deklaruar se divorci nuk ka asnjë lidhje me Vetingun, por me arsye të tjera, të cilat nuk ka preferuar t’i ndajë me publikun.
/Tirananews.al