Gjatë një takimi me Komitetin Drejtues te LRI në Elbasan, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa tha se protesta e studentëve nuk do ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave. Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë të rinjve të marrin pjesë në protestën e studentëve të parashikuar për nesër.
Kryetarha e LSI u shpreh se nuk mund të mbahet dreqi brenda dhe se më mirë vendi është pa kryeministër se me Ramën kryeministër.
“Problemi i Ramës janë studentët në rrugë. U hoqën 27 mijë familje nga ndihma ekonomike se ka një televizor apo një lavatrice. Papunësia është rritur shumë. Rama edhe për këto do ua hedhë fajin pedagogëve. Ky është njeriu më i ndershëm dhe ne jemi fajtorët sipas tij. Dua të falënderoj studentët që e mbajtën zjarrin e protestës edhe gjatë festave për të treguar se studentët shqiptarë janë të bashkuar dhe nuk tërhiqen.