Presidenti Ilir Meta, me rastin e festave të fundvitit ka shtruar një drekë për fëmijët pa kujdes prindëror të Fshatit SOS.
Kreu i shtetit shoqërohej në këtë institucion nga dy fëmijët e tij, Era dhe Besari si dhe nga aktori i humorit, Bes Kallaku.
Gjatë fjalës së tij para fëmijëve, presidenti Meta i përcolli urimet vogëlushëve për një vit të ri sa më të mbarë.