Grupi militant al-Shabab pretendon se ka marrë kontrollin e një hoteli pranë qendrës së kryeqyteti somalez, Mogadishu.
Policia tha se sulmuesit shpërthyen dy eksplozivë jashtë hotelit, përpara se të hynin në ndërtesë.
Në një deklaratë, grupi islamik tha se kishte nën kontroll kompleksin. Mediat e huaja raportojnë se 9 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi.