Në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima nga moti i keq në vend duke e çuar në 4 bilancin. Në qarkun e Korçës, në Pogradec një person është gjetur i ngrirë në dëborë në fshatin Selcë e Sipërme. Viktima është Ajet Zikollari 53-vjeç, ai dyshohet se ishte i dehur, ndërsa u gjet i pajetë në dëborë.
Sipas banorëve të zonës, Zikollari kishte shkuar për të marrë ushqime për familjen me një gomar në Proptisht, por nuk ishte kthyer. Familjarët dhe të afërmit e tij nisën kërkimet, pasi 53-vjeçari nuk ishte kthyer prej dy ditësh. Pasditen e djeshme ai është gjetur i ngrirë në dëborë. Ndërkohë që sot në mëngjes në Durrës është gjetur i pajetë një endacak në hyrje të portit. Ai është Viktor Dhima. Ora 10:40
Në Tropojë dhe disa fshatra në Kukës nuk zhvillohet mësimi, rinis dëbora
Ka rinisur dëbora edhe në qarkun e Kukësit. Mësimi në bashkinë Tropojë nuk zhvillohet, në Has zhvillohet normalisht, në bashkinë Kukës mësimi në 25 shkolla në zonën e ulët zhvillohet normalisht, në 23 shkolla të zonave të larta me orare të reduktuar, ndërsa në 5 shkolla të njësisë administrative Kalis nuk zhvillohet mësimi. Rrugët nacionale janë të hapura, ndërsa rurale të bllokuara në disa zona.
Rrugët nacionale:
Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhire. Rrugët nacionale Kukës janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Rrugët nacionale Has e Tropojë janë të kalueshme pa zinxhirë. Forca e mjete të angazhuara nga firmat kontrktore janë: Mjete 10 borëpastruese, 2 fadroma 3, transporti e forca 71 punonjës. Kapacitetet tjera të firmave janë në gadishmëri për ndërhyrje në rast situate.
Bashkia Kukës:
Janë të bllokuara Nj.Ad. Arrën, Kalis e një pjesë e rrugëve të fshatrave të Nj.Ad.Zapod, Bushtricë, Shishtavec, Topojan, Grykë-Çajë, Surroj, Malzi. Është planizuar për datën e sotme për hapjen e akseve rrugore të NjA Kalis e në drejtim të këtyre zonave të bllokuara. Forca e mjete të angazhuara nga Bashkia Kukës me firmën kontraktore janë : Mjete 3 borëpastruese 4 fadroma me 27 punonjës.
Bashkia Tropojë:
Janë të lidhura të gjitha Qendrat e NJ A. Është programuar puna për hapjen e rrugëve në drejtimet NjA Lekbibaj dhe NjA Tropojë e vjetër, që lidhin këto njësi me fshatrat e tyre. Forca e mjete të angazhuara nga Bashkia Tropojë me firmën kontraktore janë: Mjete 5 borëpastruese 5 fadroma me 20 punonjës.
Bashkia Has të gjithë rrugët hapura. Forca e mjete të angazhuara nga Bashkia Has janë: Mjete 1 borëpastruese 2 fadroma me 11 punonjës. Nga Bashkitë forca e mjete të angazhuara: Mjete 9 borëpastruese 11 fadroma me 58 punonjës.
Rinis dëbora në Shkodër, Dukagjini vijon që të jetë i bllokuar
Sot në Shkodër që në orët e para ka pasur reshje dëbore e shoqëruar me reshje shiu. Vijon te jete e bllokuar zona e Dukagjinit. Dy fadroma po punojnë për hapjen e rrugës Prekal – Kir – Mali i Shoshit.
Moti/-7 gradë në Korçë, ja fshatrat që janë ende të izoluar nga dëbora
Në qarkun e Korçës sipas te dhenave nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak temperaturat gjate nates kane qene -7 grade dhe aktualisht jane -2 grade . Akset rugore nacionale jane pa probleme dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Te gjitha akset rrugore rurale deri ne qenderat e Nj. Administrative jane te hapura dhe qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhire. Ndërkohë që po vijon puna per hapjen e rrugeve te fshatrave te Nj. Administrative Vithkuq: Panarit, Grabocke, Trebicke, Cemerice, Katund, fshatrave te Nj. Administrative Lekas: Marjan, Gjonbabas, Gurmujas, fshatrave te Bashkise Kolonje: Vodice, Pepellash, fshatrave te Nj. Administrative Gore: Zvarisht, Dolan, Lozhani i Siperm, Tresove, Senisht, Mocan, fshatrave Sterkanj dhe Osnat te Nj. Administrative Dardhas dhe fshatrave Jolle, Shpelle e Senisht te Nj. A Velcan, Bashkia Pogradec. Ne shalle qarku furnizimi me energji elektrike vijon normalisht dhe procesi mesimor ka filluar ne oren 09:00 dhe do te vijoje regullisht.