Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ka ndryshime në listën e kombëtares për ndeshjet zyrtare me Islandën dhe Moldavinë, përkatësisht më 8 dhe 11 qershor në “Elbasan Arena”.
“Eros Grezda nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e radhës për arsye personale. Trajneri Reja ka thërritur në skuadër Lorenc Trashin, nga Partizani, që do të bashkohet me grupin në ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena”, ku kuqezinjtë do të luajnë përballë U-21 të drejtuar nga Alban Bushi. Ndeshja zhvillohet sot në orën 17:00”, njofton FSHF.