Kursi i këmbimit të Euros vazhdon të shënojë rekorde të reja në rënie.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ditën e mërkurë Euro preku një minimum të ri historik, duke arritur nivelin e 119.54 Lekëve.
Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se rënia e paprecedentë e Euros kundrejt Lekut tashmë po nxitet kryesisht nga elementi sezonal. Sipas tyre, në ditët e fundit ka një rënie të ngadaltë, por të qëndrueshme të kursit, të lidhur kryesisht me shtimin e prurjeve nga turizmi.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tre muajt e parë të vitit kishte vlerën e 233 milionë Eurove, vlerë kjo 57% më e ulët krahasuar me tremujorin e fundit 2021 dhe 22% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.