Një shtëpi private është përfshirë nga flakët në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur tek Rruga e Kavajës ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë lokalizuar flakët.
Për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.
Tashmë është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shmangur rrezikun e shpërhapjes te banesat e tjera aty pranë.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende por kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.