Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen ‘Katund i Ri’, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, pranë rreth rrotullimit të Bradasheshit.
Tre personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur janë qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Makina ndaj të cilës është bërë atentati ishte me targa italiane. Dy shqiptarët e vrarë janë Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, ndërsa për shtetasin turk nuk janë zbuluar ende gjeneralitet.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, e cila dyshohet se ka ardhur si pasojë e prishjes së pazarave të drogës.