Shumë shpesh shkak i fryrjes, kileve të tepërta dhe ndjesisë së rëndesës janë thjesht një stil jetese e gabuar. Për shembull të konsumosh çdo ditë vakte të shëndetshme por hiperkalorike sigurisht që të shton peshë krahasuar me ndonjë ëmbëlsirë që mund të hani ndonjëherë.
Për më tepër një shumicë kalorish favorizon dhe mbledhjen e toksinave në trup, që ngadalësojnë metabolizmin, mekanizmi që transformon ushqimin në energji dhe djeg më shumë kalori.
Epo ndonjëherë nuk është e mundur të reduktoni ushqimin në tavolinë, por më poshtë po ju sjellim pesë truke se si të dobësoheni më lehtë.
Shumë perime
Perimet kanë majft fibra dhe fuqinë e ngopjes. Reduktojnë përthithjen e sheqerit dhe e zgjasin këtë ndjesi të ngopjes.Kështu që konsumoni shumë perime. Le të jetë pjata më e madhe dhe stomaku plot, pasi nuk do të ketë shumë kalori.
Hani ngadalë
Nëse hani shpejt sigurisht që ju rëndon stomakun dhe për më tepër detyroheni të hani më shumë për shkak se ende nuk është aktivizuar ndjesia e ngopjes. Trurit i duhet 20 minuta nga nisja e vaktit që të aktivizojë ndjesinë e ngopjes.
Jepini shije ushqimit me erëza dhe barishte
Përveçse i japi shije dhe janë super ushqyes, kurseni sheqerna, yndyrna dhe kalori. Janë zëvendësuesit më të mirë të kripës dhe sheqerit.
Pini shumë ujë
Uji ka veti diuretike dhe largon toksinat nga trupi që të japi ndjesinë e fryrjes dhe mblidhni kg më shumë. Për më tepër që ndihmon në funksionimin e metabolizmit. Mënyra më e lehtë është të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.
Shtoni fruta të thata në menu
Arra, lajthi, bajame dhe në përgjithësi frutat e thata kanë mjaft acide yndyrore thelbësore, që kanë veti antiinflamatore, dhe e mbajnë metabolizmin efikas. Janë të pasura me fibra dhe shuajnë ndjesinë e urisë. Për shembull mund ti shtoni në sallata, pasi të detyrojnë të përtypësh ushqimin pak më shumë dhe për pasojë të japin ndjesinë e ngopjes.