Ndeshja mes Luftëtarit dhe Tiranës, e planifikuar të luhej në “Selman Stërmasi” këtë të shtunë është shtyrë për shkak të protestës së opozitës.
Sipas njoftimi zyrtar ndeshja do të luhet ditën e dielë. Për të dy klubet është një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi do të përcaktojë shumë në rrugën e tyre të kampionatit.