Ish-deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku ka mbështetur vendimin e të bijës Anna Shkreli për t’u tërhequr nga posti zyrtar, pasi u shfaq në protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Shamku e përkufizon vendimin e të bijës me një nga poezitë e Maks Velos “Liria” të përkthyer në Italisht pikërisht prej saj.
Ndërkohë më poshtë sjell në vëmendje edhe kapitullin e Koço Papajt të cilit sipas saj iu bë gjyqi me altropolant, duke e paralelizuar me situatën e krijuar pas shfaqjes së të bijës në protestë.
Ledi Shamku Shkreli
42 mins ·
22 MAJ 1984 REVOLTA E QAFË-BARIT
IN MEMORIAM KOÇO PAPAJ
Koço Papaj, i dënuar me vdekje ne 1964 nga Diktatura, e më pas i falur jeta – quaje jetë po deshe – djali i Irakli Papajt, shokut të ngushtë të tim gjyshi, vëllai i Petraq Papajt dhe Ira Papajt – edhe ata në burg prej dekadash – ishte 22 MAJ 1984 pra kur Koço Papaj me sivëllezër të burgut nisi revoltën e Qafë-Barit.
Si sot 36 vjet më parë nuk isha e vogël, isha në klasë të tetë. Mjaftueshëm e rritur për me i mbajtë mend sytë e tim gjyshi të skuqur nga lotët e vrerit dhe tmerrit. E më shumë se lotët, mbaj mend zërin e tij:
“Koço mër bir, ne skllav’t e lirë të jena borxhlij”.
Du me qa sot kur e kujtoj, por nuk qaj se kam hall që zbutem. Koha lyp forcë.