Trajneri i njohur spanjoll, Rafa Benitez, i cili aktualisht drejton Njukasëllin në Angli, ka dhënë së fundi një intervistë të gjatë për “BBC”. Sigurisht, ai ka folur edhe për të ardhmen, duke zbuluar një fiksim të tij:
“Jam duke pritur një përgjigje nga ana e klubit për rinovimin e kontratës. Ajo për të cilën jam i sigurt, është se dua të kthehem në nivelit më të larta dhe të fitoj ndonjë trofe. Maksimumi është natyrisht Champions League, kështu që në 11 vitet e ardhshme të karrierës do të më pëlqente ta fitoja këtë trofe.
Pse 11 vite? Sepse tani jam 59 vjeç dhe kam vendosur që të vazhdoj të punoj si trajneri deri në moshën 70-vjeçare”, – ka thënë Benitez mes të tjerash. Spanjolli e ka fituar më parë Championsin në krye të Liverpulit, por nuk dihet se me cilën skuadër dëshiron ta fitojë për herë të dytë.