Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së i ka bërë thirrje socialistëve që të mos ndërhyjnë më për emërimet në administratë, pasi PS nuk mund të rrezikojë të shkojë në opozitë për shkak të “tezeve, xhajave, apo krushqitë e të socialistëve”.
Ai i ka bërë thirrje deputetëve që të largohen nga PS nëse duan të emërojnë njerëzit e fisit në shtet.
“Fjalët e mia kanë rënë në vesh të shurdhër, qeveria nuk janë ministrat, qeveria e PS janë ata që në përfaqësojnë në territor. Më vjen shumë mirë dhe është një nga gjërat më të mirëseardhura të studentëve që na u dha mundësi që me një vendim qeverie të hapim të gjithë axhendën e punës, qoftë në shërbim të tyre dhe administratës shtetërore për ata me 9 e dhjeta., harrojeni përfundimisht që do ketë miq, shok, krushq, vëllezër, motra, krushq që do futen në administrata.PS nuk kthehet në opozite për shkak të tyre, harrojeni, ose bëni një xhest të thjeshtë ikni nga PS. Lërini forumet, karriget mandate dhe thoni më rregullo mikun, por nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjithë familjet, për të gjithë ata që u themi vota jotë është detyrim im dhe është shumë e mirëseardhur ajo që kanë kërkuar studentët dhe tronditëse ajo që është baza e besimit të tyre nuk besojnë dhe knë të drejtën të mos besojnë se mësimet do tu japin mundësi të hyjnë në administratë.”
Edi Rama, Kryeministër
/Tirananews.al