TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shuhet ish-presidenti Nishani, vjen reagimi i parë nga PD

14:46 / May 28, 2022

Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

14:24 / May 28, 2022

Masakra në Texas: Policia federale ndërhynë 30 min. me vonesë nuk koordinon me atë lokale, kush dha….

14:22 / May 28, 2022

Finalja e Conference League, dobësohet euro

14:18 / May 28, 2022

Mësohet shkaku i zjarrit të madh tek tregu i fruta-perimeve në Tiranë

14:15 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Raporti i senatit të SHBA/ Ndërhyrja ruse vazhdon

14:35 / December 31, 20183 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një raport i përgatitur nga hulumtues privatë dhe që publikohet nga Senati amerikan thotë se operacioni rus për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të 2016-s ishte shumë më i gjerë se sa mendohej dhe se në platformat e mediave sociale vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot operacione aktive të ndërhyrjes ruse.

Raporti është hartuar nga firma e sigurisë kibernetike New Knowledge me të dhënat që komisioni i Senatit për çështjet e zbulimit ka siguruar nga kompanitë kryesore të teknologjisë Facebook, Twitter dhe Alfabet, kompania nënë e firmës Google. Kjo është analiza e parë gjithëpërfshirëse për ndërhyrjen ruse në mediat sociale.

Raporti thotë se shtetas rusë që punonin për një grup të quajtur Agjencia për Kërkime në Internet (IRA) filluan të eksperimentojnë në forma të ndryshme në median sociale për të ndikuar tek zgjedhjet vendore të 2009 dhe i zgjeruan operacionet në zgjedhjet e 2013 duke përdorur Twitter.

Gradualisht puna e tyre u shtri në platforma të tjera me përdorim të gjerë si YouTube, Facebook dhe Instagram.

Për fushatën presidenciale të 2016-tës, raporti thotë se rusët u përpoqën të mobilizojnë votues konservatorë për të mbështetur zotin Trump, duke theksuar tema si të drejtën e armëmbajtjes dhe imigracionin.

Njëkohësisht, operativë rusë u dërgonin mesazhe dhe informacione të tjera votuesve afrikano-amerikanë me synimin për t’i ngatërruar për procesin zgjedhor, përfshirë informacion çorientues mbi mënyrat e votimit.

Edhe grupime të tjera si liberalët, gratë, latino-amerikanët dhe veteranët u vunë në shenjestër nga kjo fushatë me informacion që ose theksonte bindjet e tyre ose përpiqej t’i shkurajonte që të mos votonin.

“Del qartë se të gjitha mesazhet ishin dukshëm në favor të Partisë Republikane dhe në veçanti të zotit Donald Trump,” thuhet në raport, siç njofton gazeta Washington Post.

Gazeta thotë se raporti kritikon kompanitë e teknologjisë për “përgjigje të vonuar dhe mungesë bashkërendimi” kur u zbuluan përpjekjet ruse; po ashtu për vonesë në informimin e hetuesve për këto përpjekje.

Po ashtu raporti paralajmëron se media sociale po shndërrohet nga një mjet për “ndarje të eksperiencave të përbashkëta shqetësuese dhe koordinimit të angazhimit qytetar” siç ndodhi në Lindjen e Mesme, në një kërcënim për demokracinë nga “konsulentë politikë dinakë” dhe “nga politikanë si në vende demokratike ashtu edhe në regjime diktatoriale”.

Sipas gazetës Washington Post kompanitë Facebook dhe Google nuk kanë bërë komente për raportin. Por kompania Twitter thotë se ka ndërmarrë “masa të konsiderueshme që nga zgjedhjet e 2016-tës për të forcuar mbrojtjen dixhitale”.

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur zyrtarisht akuza penale ndaj Agjencisë ruse për Kërkime mbi Internetin lidhur me ndërhyrjet në zgjedhjet e 2016-tës.

Prokurori Special Robert Mueller po heton nëse fushata zgjedhore e zotit Trump kishte hyrë në bashkëpunim të fshehtë me rusët për të ndikuar tek zgjedhjet dhe nëse presidenti u mundua të pengonte drejtësinë me përpjekje për të minuar hetimet, shkruan Voa.

Presidenti Trump ka mohuar të ketë pasur bashkëpunim të fshehtë dhe e cilëson hetimin e Prokurorit Mueller “gjueti shtrigash”. 

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shuhet ish-presidenti Nishani, vjen reagimi i parë nga PD

14:46 / May 28, 2022

Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

14:24 / May 28, 2022

Masakra në Texas: Policia federale ndërhynë 30 min. me vonesë nuk koordinon me atë lokale, kush dha….

14:22 / May 28, 2022

Mësohet shkaku i zjarrit të madh tek tregu i fruta-perimeve në Tiranë

14:15 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Shuhet ish-presidenti Nishani, vjen reagimi i parë nga PD

14:46 / May 28, 2022

Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

14:24 / May 28, 2022

Masakra në Texas: Policia federale ndërhynë 30 min. me vonesë nuk koordinon me atë lokale, kush dha….

14:22 / May 28, 2022

Mësohet shkaku i zjarrit të madh tek tregu i fruta-perimeve në Tiranë

14:15 / May 28, 2022
Te fundit

Shuhet ish-presidenti Nishani, vjen reagimi i parë nga PD

14:46 / May 28, 2022

Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

14:24 / May 28, 2022

Masakra në Texas: Policia federale ndërhynë 30 min. me vonesë nuk koordinon me atë lokale, kush dha….

14:22 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.