Sykaltër dhe një shenjë mavi rreth sytrit të majtë. “Shkaku i një dhune është xhelozia e verbër”, shkruan Melissa Gentz.
Studentja 22-vjeçare ka zgjedhur të denoncojë të fejuarin e saj, miliarderin brazilian Erick Bretz duke postuar një foto të saj në Instagram me fytyrën ku duken qartë shenjat e dhunës. Çifti u njoh në Brazil. Tre muaj më pas në Tampa, Florida, ku vajza studion për biologji molekulare, një mbrëmje si shumë të tjera, teksa ishin ulur në divan të shihnin një film bashkë, u kthye në një natë dhune.
Melisa rrëfen se shkaki i grindjes ishte një foto normale e saj në Instagram, për të cilën i fejuari 25-vjeçar u bë mjaft xheloz. Shpërthimi i tij ishte i pakontrollueshëm, shpulla e shqelma, grushta në fytyrë, rrëzimi mbi mobiljet, ulërima dhe lot. Më pas ajo telefonoi policisë. Melissa shpëtoi për mrekulli nga duart e tij, dhe kështu ajo vendos të denoncojë dhunën në të njëjtën “media” që e shkaktoi atë.
I fejuari i saj, Erick u arrestua pas denoncimit të vajzës u la në liri me kusht. Ai ka mohuar çdo akuzë por ama studentja ka një urdhër mbrojtje dhe ai nuk mund ti afrohet.
Fotot e Melisës kanë bërë xhiron e botës, duke marrë mjaft vëmendje dhe mbështetje edhe të njerëzve të famshëm brazilianë. Modelja Luiz Brunet shkruan: “Gra dhe vajza, për hir të Zotit, kushtojini rëndësi këtyre ‘shenjave’ tek personat që keni afër. Tani bashkohemi, koha e heshjtes ka kaluar”.