Mbi një milion vetë nga Ukraina kanë kërkuar strehim në Gjermani që nga fillimi i luftës. Gjithnjë e më shumë prej tyre u duhet të jetojnë tani në strehimore masive. Por gatishmëria për të ndihmuar është ende e madhe.
Lufta është e frikshme, por ndonjëherë tmerri është shumë i madh. “Një herë erdhi një grua që dukej që ishte shumë e trishtuar. Ishte shumë e zbehtë dhe nuk donte të fliste në fillim”,-tha Alexander Weber, i cili kujdeset për refugjatët në komunitetin Markus.“Ne zbuluam se ajo ishte duke shkuar në Ukrainë dhe donte të merrte veshje për katër persona nga dollapi ynë”.
Kur e pyetëm nëse për burra apo gra dhe në çfarë madhësie, ukrainasja përgjigjej vazhdimisht në mënyrë monotone se nuk kishte rëndësi. Më në fund, sipas Weber, rezultoi se familja katër antarëshe e gruas ishte qëlluar nga rusët dhe ishte gjetur e zhveshur në një varr masiv. “Gruaja ishte në rrugën e saj për në Ukrainë për të veshur dhe varrosur trupat”.