Ekzistojnë disa sende të cilat mund t’i keni nëpër shtëpitë tuaja por që sjellin ters.
Sipas mësimeve të kulturës “feng shui” dhe traditave të tjera popullore, zgjedhja e dekorit të banesës së gjithsecilit mund të ndikojnë në shmangien e fatit të keq.
Karriget lëkundëse
Një karrige e tillë në një dhomë të zbrazët mund të shtojë pasigurinë edhe për çështje të tjera të personit.
Muri jeshil
Ky supersticion e ka zanafillën në një fakt historik, ku boja e gjelbër ka sjellë nganjëherë dhe vdekjen.
Ora të prishura
Tradita kineze feng shui paralajmëron kundër mbajtjes së orave të prishura në shtëpinë tuaj pasi sipas besëtytnisë ato përfaqësojnë rrëmujë të brendshme dhe të jashtme, që nuk duhet të ketë vend në shtëpinë tuaj.
Çadra të hapura
Kujdesi kundër çadrave të hapura ne shtëpi daton prej Egjiptit të lashtë. Asokohe ky objekt të mbronte nga moti i keq, por brenda shtëpisë tregojnë mungesë respekti për shpirtrat që mbrojnë banesën tuaj.
Bimë të vdekura ose të thara
Nëse doni që shtëpia juaj të mos mbushet me energji negative, mos lejoni që bimë të pajeta të mbeten në dukje. Nga ana tjetër, edhe pamja e tyre nuk e bën shtëpinë tuaj mikpritëse apo të paraqitshme.