Tregu i shpendëve të gjalla në kryeqytet është kthyer në një traditë për festat e fundvitit. Për të tretin vit, Bashkia e Tiranës ka ngritur në Baldushk një treg tërësisht të ri, i konceptuar në mënyrë që tregtarët të kenë mundësi të reklamojnë dhe të tregtojnë gjelat e detit të zonës, që njihet për rritjen e tyre.
Por, shumë qytetarë e kanë lënë në për në moment të fundit blerjen e gjelit të detit.
Fotot e mbërritura në redaksinë e Tirananews.al dëshmojnë se rradha e makinave që po udhëtojnë drejt Baldushkut sa vjen e rritet, ndërkohë raportohet se ka nisur edhe debati mes shitësve dhe qytetarëve për cmimet.
Një pulë deti kushton 1200 lekë, ndërsa kilja e gjelit të detit kushton 1000 lekë, 200 lekë më shumë se një vit më parë.
Gjelat e detit të Baldushkut janë kthyer në traditë për tavolinën e çdo qytetari të Tiranës në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe darkën e Vitit të Ri. Gjithashtu, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit po vijon punën për garantimin e sigurisë ushqimore, si dhe për monitorimin e çmimeve, ku qytetarët mund të denoncojnë në numrin e gjelbër për çdo problematikë që konstatojnë.