Ndahet nga jeta në moshën 70-vejçare legjenda e Formula 1, Niki Lauda. Austriaku ndërroi jetë të hënën, teksa në gusht të vitit të shkuar iu nënshtrua një transplanti në mushkëri.
Lauda është një nga figurat më të njohura në këtë garë, kur mori titullin për Ferrarin në 1975 dhe 1977 dhe me McLaren në 1984.
Përveç se titujve kampion, ai do të mbahet mend për kthimin në gara pasi u dogj keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.
Pas karrierës së tij si pilot, Lauda u bë një sipërmarrës ajror dhe, së fundi, një kryetar jo-ekzekutiv për Mercedes.