Shqipëria arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Islandës me rezultatin e pastër 2-0 duke hyrë edhe njëherë në garë për një vend për në Europianin e vitit të ardhshëm. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja dominuan moldavët dhe duke përfituar nga rezultati në Islandë.
Islandezët arritën të zbresin me këmbë në tokë Turqinë duke e mundur me rezultatin 2-1. Kjo fitore e ka hapur jo pak garën në grupin tonë duke qenë se Franca, Islanda dhe Turqia numërojnë nga 9 pikë pas 3 4 ndeshjeve të luajtura ndërkohë që kuqezinjtë kanë 3 pikë më pak.
Muaji shtator do të jetë përcaktues për Shqipërinë pasi do të luajë në një transfertë të vështirë ndaj Francës ndërkohë që vetëm pak ditë më vonë rikthehet në shtëpi, aty ku pret Islandën. Rezultati pozitiv në njërën prej ndeshjeve do të na mbante në garë për një vend pasi më pas ka ndeshje më të lehta duke qenë se luajmë në transfertë turke dhe ndaj Andorrës në shtëpi e Moldavisë jashtë.
Në muajin shtator, Franca pas ndeshjes ndaj Shqipërisë luan në shtëpi sërish ndaj Andorrës dhe me shumë gjasa vulos kualifikimin për në fazën finale ashtu siç edhe pritej. Sakaq, në datën 7 shtator Turqia pret Andorrën dhe më pas luan në transfertë ndaj Moldavisë duke pasur mundësi të mirë për shkëputje pasi Islanda ka ndeshje me Moldavinë dhe kuqezinjtë.