Një i burgosur në burgun e Bënçës ka arritur të arratiset nga muri rrethues i godinës duke “shijuar lirinë e tij” vetëm për 20 minuta, pasi u vu sërish në pranga.
Mësohet se ai është dënuar për dhunë në familje.
NJOFTIMI I PLOTE
Tepelenë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi.
Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë.