Këngëtarja e njohur, Enca, feston nesër 25-vjetorin e lindjes. Mirëpo festa ka nisur që sot. Këngëtarja ka organizuar një festë të madhe, të zbukuruar deri në detaje për të pritur kur ora të shënojë 00:00.
Ajo po feston me miq e të afërm të saj, por nuk kanë munguar edhe kolegët si Ermal Mamaqi, i cili ka ndarë një foto të Encës në krahët e një balerini.
Me siguri më pas do të shohim edhe pamje të tjera nga festa ‘extra’ e Encës, ashtu siç di të jetë vetëm këngëtarja.