Dy shqiptarë u kapën në Bologna të Italisë me gati 500 kilogramë drogë, sasi me vlerë rreth 3 milionë euro.
Në kuadër të një hetimi nga autoritetet italiane për trafikimin e drogës në zonë, skuadra antidrogë ka konstatuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili u takua më pas me bashkatdhetarin e tij 29-vjeç, kushkëmbyen një zarf në makinë.
Kaq ka mjaftuar për autoritetet të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar dy shtetasit, ku më pas kanë kryer kontrolle fizike në banesën 28-vjeçarit, në të cilën janë gjetur rreth 5 kilogramë kokainë. Më pas, karabinierët kryen një kontroll fizik në banesën e 29-vjeçarit, në të cilën janë gjetur rreth 24 kilogramë kokainë dhe rreth 439 kilogramësh hashash. Vlera e llogaritur në treg e kësaj sasie droge nga autoritetet ishte rreth 3 milionë euro.
Në shtëpinë e tij, gjithashtu u gjetën edhe 11 mijë euro cash, një armë zjarri pistoletë me municione, gjithashtu dhe një çelës apartamenti. Në bazë të informacioneve të mëparshme nga policia, ata arritën të gjenin banesën përkatëse të çelësave të gjetur, ku në apartament të cilët ata ua kishin dhënë me qira disa shqiptarëve të tjerë, u gjetën dhe 50 mijë euro të tjera cash.