Presidenti i Francës, Emmanuel Macron informon për futjen e një “leje lindje” gjashtëmujore për të dy prindërit. Vendimi erdhi në ditën kur Instituti Kombëtar i Statistikave, pasqyroi një rënie të mprehtë të lindshmërisë, më e ulëta që nga periudha e pasluftës (më pak se 700 mijë fëmijë të lindur në 2023).
Macron nënvizoi se lindshmëria “po bie, gjithashtu sepse infertiliteti mashkullor dhe femëror përparon, duke bërë që shumë burra dhe gra të vuajnë.” Ai gjithashtu njoftoi një “plan të madh kundër kësaj plage”. “Pas zgjatjes së lejes së atësisë, besoj thellësisht se futja e një leje të re lindjeje mund të jetë një element i dobishëm i një strategjie të tillë” për rinisjen e lindjeve.
Pavarësisht krizave të tilla si lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, ai u tha qindra gazetarëve francezë dhe ndërkombëtarë në sallën e Ballonit Elysee: “Jam i bindur se ne kemi të gjitha cilësitë për të pasur sukses. Jam i bindur se historia jonë e përparimit nuk ka përfunduar. dhe se fëmijët tanë do të jetojnë nesër më mirë se ne sot”.