Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të lajmit se qeveria ka zgjeruar listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, të cilat po i jep me koncesion, duke përshirë tashmë zonën arkeologjike të Durrësit
Salianji akuzon qeverinë se çdo pasuri dhe burim natyror të vendit e ka ndarë në pak duar dhe se po iu merr shqiptarëve gjithçka dhe po plaçkit sikur çdo ditë të jetë e fundit.
“Qeveri që i merr Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka dhe e ndan si plaçkë me klientelën që bashkëndan pushtet dhe para! Pas rrugëve, porteve, aeroporteve, shëndetësisë, mineraleve, bregdetit, çdo pasurie dhe burimi natyror që ka ky vend e kanë ndarë në pak duar, tani po përlajnë Butrintin, Pallatin Mbretëror dhe Amfiteatritn e Durrësit! Qeveri që palçkit me ritme sikur çdo ditë të jetë dita e fundit!”, shkruan ai.