Duket se Ardian Bujupi është djalë i surprizave, teksa pas suksesit me “Modela” dhe “Panorama”, bashkëpunimi me Xhensilën ka në plan një tjetër sukses.
Ditën e sotme ai është rikthyer në Shqipëri dhe këtë na e ka treguar edhe në rrjetet sociale. Mirëpo, ju e dini se autori i hitit “Modela” kur vjen në shtetin shqiptar ka gjithnjë një arsye të fortë, siç janë për shembull bashkëpunimet.
Dhe e dini me kë ka bashkuar forcat së fundmi? Me Finem.
Ka qenë reperi ai që ka ndarë një foto nga takimi i tyre, ku shihet Ardiani, teksa ky i fundit e ka rishpërndarë në profilin e tij. Është ende herët për të folur rreth detajeve të tilla, si titulli, apo data e publikimit, por me siguri do jetë një super hit!
Këtë verë Ardiani në fakt ka qenë shumë aktiv me këngë të reja.