Reperi i njohur, Stresi, i cili është pjesëmarrës si konkurrent në “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë me banorët e tjerë historinë e tij me Noizyn, sherret dhe momentin e pajtimit.
Reperi ka treguar se për 11 vite nuk ka pasur asnjë kontakt me Noizy-n, ndërsa shtoi se si shumë njerëz u gëzuan nga pajtimi i tyre.
“Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç. Në atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt. Edhe unë e kam pasur një parim shumë të fortë që për shembull ti me më fol keq për këtë menjëherë të ul poshtë. Jam rritur ndryshe dhe kështu nisi muzika…Me e takuar afër Zinin ke me e ndryshu 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona. Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr, tani kur hyn për dikë tjetër”, u shpreh reperi.