Edison Cavani djeg të gjithë ofertat duke zgjedhur një destinacion që shumë pak veta e imagjinonin. Për sulmuesin uruguaian prej kohësh ishin vënë në lëvizje, Napoli, Atletico Madrid, Benfika etj por në fund sulmuesi PSG ka zgjedhur ishullin britanik. Cavani ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme në Mançester për të firmosur një kontratë 2-vjeçare me United.
Edinson Cavani Psg 1its6d8mlq8t51x7vwhsjycdrm
Pas përfundimit të kontratës me PSG, Cavani zgjodhi “djajtë e kuq” për të vijuar karrierën. Për ironi të fatit më 20 tetor do të rikthehet sërish në Paris këtë herë për të sfiduar PSG me fanellën e Man.United, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.