Gjykata e Tiranës i ka dhënë kujdestarinë e tre fëmijëve të mitur të Kudret Saliajt dhe Dhurata Saliajt vëllait të viktimës pas vrasjes së babait dhe burgosjes së nënës.
Kudrejt Saliaj u ekzekutua në ambientet e një lokali në afërsi të gjykatës së Tiranës, mesditën e 4 Qershorit 2021 nga vjehrri Mexhit Picari në bashkëpunim me të bijën Dhurata Saliaj para seancës së divorcit.
Gjykata ka pranuar ditën e sotme padinë e xhaxhait të fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, duke ia kaluar atij kujdestarinë.
Gjatë procesit pretendime për kujdestarinë ngriti edhe daja i fëmijëve, fakt që u kundërshtua nga familja Saliaj, por më pas ai u tërhoq dhe zyrtarisht nuk paraqiti padi në gjykatë.
Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë. Në atë ngjarje mbeti i plagosur edhe mbeti i plagosur edhe avokati i viktimës, Adriatik Cami.
Prokuroria thotë se babë e bijë organizuan në bashkëpunim krimin e rëndë. Të dy janë duke u përballur me gjykatën e Tiranës për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.
Të enjten ishte planifikuar të zhvillohej seanca e radhës ndaj tyre, por u shty për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve.