Gazetarja Klodiana Lala bërë një deklaratë të fortë lidhur me ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, siç ishte abuzimi seksual ndaj një të miture dhe shpërthimi i tritolit në pronën e Ervin Matës.
“Një 15-vjeçare abuzohet në sy të të gjithëve. Tritoli shpërthen në pronën e Ervin Matës. Besoj e dini kush është? Biznesmeni i masakrës në ish-Bllok ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj. Një shok i Martinajt u ekzekutua në Laç. Krimi në aksion. Po policia e Ard Veliut ku është? Apo duke rrëmuar në fb e nënës së fëmijës që e dhunoi po vete ajo???? Ka shpresë, do bëhemi”, shkruan gazetarja në rrjetet sociale.