Biznesmeni Avni Ponari, e ka kaluar me sukses betejën me Covid-19, ndërsa së fundmi ka rrëfyer edhe rreth kësaj eksperience të hidhur.
Ai shkruan në rrjetet sociale se është kuruar 10 ditët e para vetëm me antiviral dhe vitamina ndërkohë që mjekët austriakë nuk e konsideruan skanerin.
Ponari ka dhënë një këshillë ku thotë se as nuk duhen dëgjuar ata që mendojnë se nuk ka Covid si dhe nuk duhen dëgjuar po ashtu ata që thonë se është një grip i zakonshëm.
Paralajmërimi që jep ai ka të bëjë edhe me hapjen e shkollave gjë për të vilën thotë se fëmijët mund ta çojnë infeksionin në 60% të popullsisë ku pavarësisht se vetë janë të mbrojtur, e transmetojnë tek familjarët dhe të afërmit.