Ndërsa sezoni turistik veror është në nisje të vet pas kohës së paqëndrueshme deri para 1 jave, si duket pushuesit duhet të maten mirë kur të shkojnë në plazhin e Golemit të Kavajës.
Regjisorja Edlira Ruzi, me anë të një denoncimi, ka publikuar çmimet e kripura të shezlongeve dhe gazebove.
Ajo denoncon me foto çmimet tejet të larta, ku thuhet “shezlong 20 euro dhe gazezebo 50 euro”.
Më tej ajo shprehet se vetëm disa hapa më tej, shezlongu është me çmimin 300 lekë. Ruzi ngre shqetësimin, se nëse nuk ndërhyn pushteti lokal, së shpejti për shkak të çmimeve të larta shqiptarët nuk do t’u drejtohen më plazheve.