Laert Haxhiu një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare është parë në Lushnje, në vendin ku ishte edhe baza e grupit kriminal ku ai bënte pjesë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Artan Hoxha i cili shprehet se ai është tentuar të arrestohet.
Ndërkohë Hoxha ka thënë se ishte Interpoli grek që dyshoi fillimisht se u kap Laert Haxhia, por më pas u verifikua se nuk bëhej fjalë për të, por për një person të ngjashëm.
“Laert Haxhiu. Është i vetmi që ka ngrelur nga grupi i Lushnjës. Shumë i fuqishëm si Kaloshi apo Bilbili. Padiskutim që Haxhiu është shumë i rëndësishëm. E ka sfiduar haptazi shtetin shqiptar. Është parë para dy javësh në Lushnje. Kam udhëtuar në Athinë dhe grekët kapën një person pranë Kallamatës. Përkonte me të dhënat, por rezultoi që nuk është ai i kapuri. Është me rrezikshmëri shumë të lartë”, tha Hoxha.