Kreu i opozitës Lulzim Basha është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger në selinë blu, teksa tha se zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të parakohshme dhe në të njëjtën ditë me ato vendore. Pala tjetër tha ai ka dëshmuar mungesë vullneti politik për të miratuar reformën zgjedhore.
“Per kete fola edhe me sekretarin e përgjithshëm të OSBE për ndihmën që OSBE munsd të japë në këtë drejtim në veçanti në 3 fusha: rolin për ti kujtuar vendeve anëtarë për kushtet që duhet të përmbushin për demokracine dhe shtet ligjor, ofrimin e ekspertëve të OSBE, rolin që OSBE mund të luajë për të ndihmuar në dialogun politik kaq shumë të nevojshëm e të kërkuar nga BE. Rruga për opozitën është e qartë e njëjta rrugë që kërkohet edhe nga kushtet e Bundestagut. Miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me ato vendore”, tha Basha.
Dialog me maxhorancën i ndërmjetësuar nga ndërkombëtarë do të bëhet jashtë parlamentit tha ai për sa i përket reformës zgjedhore. I pyetur per nje nga pikat e draftit te mazhorancës qe percakton 6 muaj para zgjedhjeve qeveria të kthehet në qeveri teknike, Basha tha:
“Ku ka dale kjo? Të botohet ta diskutojmë me transparencë dhe një mendim i tillë mund të shqyrtohet fare mirë, është propozim i yni ne fakt”.