Ditën avokate, natën këngëtare. Mariel Colón Miró, juristja e re që numëron mes klientëve të saj trafikantin e fuqishëm meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán dhe që ka vendosur të bëjë emër edhe jashtë gjykatave.
Edhe pse për shumë këto dy profesione duken pa lidhje me njëra-tjetrën, për të gjykatat dhe skena janë të ngjashme. “Ju keni një audiencë që është gjyqtari dhe juria, dhe ju duhet t’i bindni ata për një histori. Një tjetër pikë e përbashkët: Të dyja janë botë të udhëhequra nga njerëzit”, u shpreh ajo.
Për Colón Mirón, karizmatike dhe e qeshur, industria e argëtimit dhe Meksika ishin dy pasionet e saj të mëdha që kur ishte e vogël, por fiksimi i prindërve të saj “për stabilitet ekonomik” e shtyu atë në shkollën juridike në Nju Jork.
Ajo u magjeps me ligjin penal ndërsa studionte ende në Universitetin Hofstra në “Mollën e Madhe”. “E kuptova se ishte vërtet një performancë gjithashtu”, thotë ajo. Dhe në atë që duket si një kthesë e fatit, rasti i saj i parë ishte ai i “El Chapo”