Angela Merkel ka tërhequr sërish vëmendjen e medieve, teksa është filmuar duke u dridhur. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që Merkel është parë duke u dridhur duke bërë kështu që njerëzit të shqetësohen për shëndetin e saj. Pamjet e shpërndara në media, tregojnë kancelaren duke u dridhur ndërsa takonte presidentin Frank-Walter Steinmeier të enjten.
Gjithsesi, zëdhënësi i saj u kujdes të shpjegonte se liderja gjermane ishte në gjendje të mirë. Në video ajo shihet duke u munduar t’i bëjë duart bashkë në përpjekje për të ndaluar dridhjen e duarve dhe të trupit.
Pamjet e marra nga afër tregojnë rrobat e kancelares që dridhen ndërkohë që ajo i mban duart bashkë. Një ndihmës afrohet duke i sjellë një gotë me ujë, por Merkel e refuzon ndërkohë që disa javë më parë kur ndodhi i njëjti incident, ajo u shpreh se po dridhej për shkak të dehidratimit.