Dy nxënës të moshës 12 dhe 16 vjeç kanë hyrë në një shkollë në periferi të Blankenesee, Gjermani, dhe kanë kërcënuar me armë një mësuese.
Makinat e patrullës nga i gjithë Hamburgu mbërritën në vendngjarje, një helikopter policie dhe forca speciale hynë në ambientet e shkollës, duke i drejtuar nxënësit të sigurt drejt daljeve. Në të njëjtën kohë, prindërit janë njoftuar që të shkojnë në objekt për të marrë fëmijët e tyre.
Sipas informacioneve të fundit të Bild, autorët e ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur dhe janë shpallur në kërkim.